Hamza: MF po bënë reforma të thella për ta ndihmuar sektorit privat

Hamza: MF po bënë reforma të thella për ta ndihmuar sektorit privat

Gjatë takimit me grupin e bizneseve dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, ministri i Financave Bedri Hamza prezantoi reformat të cilat i ka ndërmarrë gjatë këtyre tre muajve të manadatit të tij si Ministër i Financave dhe planet për të ardhmen në ralizimin e këtyre reformave me qëllim që ta ndihmoj zhvillimin e sektorit privat si bartës i zhvillimit ekonomik të vendit.

Hamza njoftoi të pranishmit se përkundër që nuk e ka gjetur gjendjen e mirë me ecurin e buxhetit 2017 të aprovuar në fund vitin e kaluar, ka marr masa që ditën e parë të mandatit për ta përgatitur rishikimin e buxhetit 2017, për t`i kryer obligimet financiare ligjore të pa paguara. Sipas tij, përfundimi këtyre obligimeve sidomos për bzineset tona, paraqet seriozitetin tonë dhe përkushtimin për ta ndihmuar zhvillimin ekonomiko social.

“Me buxhetin 2018, nuk do të ketë rritje të tatimeve dhehe as tatime te reja, janë rritur shpenzimet kapitale edhe ate jo vetem në nivel qendror por edhe në nivel Komunal, kjo me qëllim që të rrisim zhvillim ekonomik lokal. Po ashtu Ministria e Financave do të ju ofron edhe mbështetje për zhvillim ekonomik edhe me mjete jashtë buxhetit, siq janë garancit shtetërore, projekte publiko – privat etj.”, ka bërë të ditur ai.

Hamza gjithashtu tha se më 01 janar të vitit të ardhshëm do të hyjnë në fuqi lirimet nga tatimi doganor dhe akcizës, lirimet të cilat asnjeherë nuk kanë ndodhur më parë në Kosovë edhe përkundër shumë kërkesave të bizneseve me vite të tëra.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje