Haradinaj: Çështjet me Serbinë zgjidhen me njohje e jo me pazare politike

Haradinaj: Çështjet me Serbinë zgjidhen me njohje e jo me pazare politike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se e vetmja mënyrë që të përmbyllet çështja mes Kosovës dhe Serbisë është pajtimi mes dy popujve dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

Këto komente Haradinaj i bëri në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbajtur në Prizren.

Haradinaj, duke kujtuar Lidhjen e Prizrenit tha se burrshtatasit e asaj kohe ishin përgatitur për kohë të vështira.

“Popujt duhet të punojnë gjithnjë për kohë të vështira. Burrat e asaj kohe, shihet se kishin menduar ndër vite se mund tu vije ajo ditë, që në ditë të caktuar edhe shqiptarët të japin përgjgijen e tyre për të drejtën e tyre”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova gjendet në një periudhë të ndjeshme, pasi siç u shpreh ai, çështjet e pazgjidhura me Serbinë po mundohen që të zgjidhen “me pazare të reja” politike.

“Edhe sot i kemi marrëdhëniet e ndjeshme. Një marrëdhënie e pambyllur Kosovë-Serbi, po synohet që të kthehet në pazare të reja politike. Është e padrejtë që të ndodhë. Ju siguroj se mënyra e vetme që të përmbyllet lufta e ’99-s është me një pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve me njohje mes Kosovës dhe Serbisë pa pazare të tjera të ndyta në dëm të shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje