Haradinaj e kujton edhe njëherë Vokrrin: Faleminderit Mjeshtër

Haradinaj e kujton edhe njëherë Vokrrin: Faleminderit Mjeshtër

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj,përmes një postimi në Facebook e ka kujtuar edhe njëherë legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri i cili është varrosur dje me nderime të larta shtetërore në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Qindra qytetarë, zyrtarë të lartë e sportistë i kanë dhënë lamtumirën Vokrrit, i cili dje kishte pësuar sulm në zemër.

“Faleminderit Mjeshtër! Faleminderit që na bashkove edhe në ditën e kalimit tënd në amshim, siç na bëre bashkë për dekada me lojën tënde brilante në fushën e gjelbër.Faleminderit që i dhe frymë ndjenjës së fitores dhe shijes së suksesit!”

“Fadil, Ti ishe i të gjithëve dhe dje të nderuam të gjithë,Ti i dhe identitet Kosovës në arenën sportive ndërkombëtare dhe hyre në pavdekësi.Ndërsa, ju qytetarë të nderuar, sportistë dhe pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë, që nderuat emrin e Fadil Vokrrit, njeriut që na ka bërë krenarë, faleminderit që ishit me ne, në homazhe, në mbledhjen komemorative dhe në varrim.Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Fadil!”, ka shkruar ai në Facebook.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje