Haradinaj: FSK-ja është forca e partneritetit për paqe, KFOR-i i mirëseardhur gjithmonë

Haradinaj: FSK-ja është forca e partneritetit për paqe, KFOR-i i mirëseardhur gjithmonë

Kryeministri Ramush Haradinaj po merr pjesë në takimin prezantues për arritjet dhe planet në sigurinë e Kosovës, me theks të veçantë për FSK-në, me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

“Arsyeja pse kemi kërkuar që të jeni prezent dhe kemi marr kohën tuaj ka të bëj me informimin tuaj me projektet e FSK-së brenda mandatit të saj, të arriturat e FSK-së dhe perspektivën e tranzicionit të forcave në ushtri”.

Haradinaj ka theksuar se ka zhvilluar dialogim me të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe se janë të përkushtuar që të vazhdojmë me këtë dialog.

“Dëshiroj të ju konfirmojmë para jush përkushtimin tonë se FSK-ja është forca e partneritetit për paqe. Ne nuk dëshirojmë të jemi në konflikt me mandatin e KFOR-it. KFOR është i mirëseardhur tash e gjithmonë”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje