Haradinaj: Gjenerali Clark hero i Kosovës

Haradinaj: Gjenerali Clark hero i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se drejtimi i sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 1999 e ka bërë Gjeneralin Clark hero të Kosovës.

Haradinaj ka vlerësuar se rikthimi i gjeneralit Clark në Kosovë, kësaj here për veprimtari humaniste, është nder dhe premtoi se Qeveria do t’i mbështesë kurdoherë aktivitetet e tij në fushën e bamirësisë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Drejtimi i sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 1999 e ka bërë Gjeneralin Clark hero të Kosovës dhe pjesë të kujtesës shtetërore të vendit tonë.

Me Gjeneralin Clark biseduam për proceset që po kalon Kosova, me theks të veçantë për progresin që ka bërë vendi ynë në rrugëtimin euro-atlantik si dhe për tranzicionin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur.

Rikthimi i tij, kësaj here për veprimtari humaniste në Kosovë është nder për ne dhe Qeveria do t’i mbështesë kurdoherë aktivitetet e tij në fushën e bamirësisë.

Falemnderit Gjeneral Clark!”, ka shkruar Haradinaj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje