Haradinaj: Heqja e vizave do të na konfirmohet para pushimit të verës

Haradinaj: Heqja e vizave do të na konfirmohet para pushimit të verës

Kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij, ku po debatohet për Raportin e Progresit, tha se mendon që heqja e vizave për Kosovën do t’i konfirmohet para pushimit të verës. Kështu të paktën tha se mendon ai, teksa flet për ngecjet dhe sfidat që janë përmendur në raport

“Për vizat është vendosë, por ajo temë nuk është përfshirë në raport se vetë karakteri ka dedikim të caktum është një arritur e madhe fakti se i është rekomandu hapja e negociata dy fqinjëve tonë. Jam i bindur se ajo që na intereson neve, pra heqja e vizave, ajo do të ndodhë. Mendoj se para pushimit të verës do të na konfirmohet”, shtoi ai.

Ai duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve për raportin, shtoi se një raport i tillë e kërkon një analizë më serioze.

“Si sot si javën tjetër nuk e kuptoj ku është dallimi. Kemi hartuar plan operacional se si t’i adresojmë këto sfida të dala nga raporti, të hënën e kemi mbledhjen.

Në disa raste ka progres më shumë, në disa raste ka sfida më shumë”, tha Haradinaj.

Ai iu kundërpërgjigj deputetit Ilir Deda i cili kritikoi Haradinajn që nuk ishte në Kuvend kur filloi seanca, duke shtuar se ministrat dhe kryeministri po rrinë nëpër shtëpi.

“S’po ikim në shpi, qysh u tha sot”, tha Haradinaj.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje