Haradinaj kujton betejën e Shqiponjës

Haradinaj kujton betejën e Shqiponjës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart kontributin e Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe asaj 135 “Agim Zeneli” në betejën e Shqiponjës.

Ai ka thënë se kjo ishte një sakrificë e pashembullt për çlirim dhe se do të ngelet në kujtesën e gjithsecilit.

“Ka ngjarje në historinë e popujve, të cilat për nga përmasat dhe forca e qëndresës, mbeten përgjithmonë në kujtesë, si udhërrëfyese për kohën e vet dhe për shekujt që vijnë. E tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës, ku u dha kushtrimi nga viganët e Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe asaj 135 “Agim Zeneli” dhe u shkrepën krismat e para të lirisë. Sakrifica e pashembullt për çlirim ishte rruga deri te nderi që Shqiponjës i dha emër, të cilin trimat e vendit e kanë gdhendur me zjarr. Lavdi dëshmorëve të lirisë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje