Haradinaj merr pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit (Foto)

Haradinaj merr pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit Jetullah Qarri, i njohur si komandant “Guri”, i cili vdiq sot.

Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin që u bë sot pasdite në Varrezat e Dëshmorëve në Grykë të Greiçevcit dhe ka postuar disa fotografi në faqen e tij në Facebook.

“Lamtumira e fundit për bashkëluftëtarin Jetullah Qarri – komandant “Guri”. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!” ka shkruar Haradinaj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje