Haradinaj, ministrave: Jepuni punë zëvendësministrave

Haradinaj, ministrave: Jepuni punë zëvendësministrave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar ka informuar ministrat e tij në lidhje me raportin e punës dhe takimin që ka pasur me zëvendësministrat.

Me këtë rast, Haradinaj ka kërkuar nga ministrat që t’ju gjejnë sa më shumë punë zëvendësve të tyre.

“Kam mbajtur një takim me zëvendësministrat. Shumica kanë dëshmuar një shkallë të seriozitetit në punë. Janë raporte të aktiviteteve të tyre. Kam kërkuar që në të ardhmen të matën efektet. Një lutje e kam për ministrat, që të koordinoheni me ta më shumë për punët javore. Është praktikë e mirë, sepse mund të nxjerrim më shumë efekte të mira. Edhe pse është një numër i tillë çfarë është, e që është 74, arsyeshmëria mund të argumentohet nëse atyre iu nxjerrim punë. Iu kisha lutur, jepuni punë”, u ka thënë Haradinaj ministrave të tij.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje