Haradinaj: Nga vendimi për pagat më shumë përfitojnë gjyqtarët dhe prokurorët

Haradinaj: Nga vendimi për pagat më shumë përfitojnë gjyqtarët dhe prokurorët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendimin që ka marrë i prek një pakicë të qeveritarëve dhe shumica që fitojnë janë gjyqtarët dhe prokurorët.

Haradinaj në seancën e sotme, ku pikë e rendit të ditës është interpelanca e kryeministrit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, ka thënë se një pagë e lartë për presidentin, deputetin, është një pagë e dinjinjitetshem që duhet ta kenë.
Sipas tij, ky vendim i qeverisë e ka një ndikim te gjyqtarët dhe prokurorët.

“Qeveritarët dalin një pakicë e vogël, ndërsa shumicë që përfitojnë nga ky vendim janë gjyqtarët dhe prokurorët. Nëse ky vendim bien më dhimbset jo vetja e ministrat por më dhimben gjyqtarët e prokurorët”, tha ai.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje