Haradinaj: Nuk jam për Ekip të Unitetit, nuk duhet të kthehemi në...

Haradinaj: Nuk jam për Ekip të Unitetit, nuk duhet të kthehemi në periudhën e parashtetësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për dialogun me Serbinë ka theksuar se nuk është për formate të gjera si Ekipi i Unitetit dikur.

Këto komente Haradinaj i bëri në konferencë e mbajtur për media në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se vendi nuk duhet të kthehet në periudhën e para-shtetësisë.

“Nuk mund të dalim tash me formula tjera. Nuk na pranon ashtu askush. Për këtë arsye u kam bërë thirrje partive opozitare që ta kenë parasysh këtë gjë”, ka theksuar Haradinaj.

Ai më tutje ka thënë se kur është presidenti në dialog është si të jetë ai.

“Unë nuk mund t’i ushtroj funksionet e presidentit apo kryeparlamentarit, por jam pjesë e tyre si pjesë e institucioneve. Ndoshta nuk do të marr pjesë fizikisht, por i jap mbështetje këtij procesi”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të jenë shumë të koordinuara, sepse Serbia është po ashtu mirë e koordinuar.

“Ne duhet akoma ta ngrisim shkallën e bashkëpunimit të brendshëm”, ka thënë ai.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje