Haradinaj: Rekomandimi për liberalizimin e vizave, pritet javën e ardhshme

Haradinaj: Rekomandimi për liberalizimin e vizave, pritet javën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave pritet të jepet javën e ardhshme, respektivisht me 17 ose 18 korrik.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media në Qeverinë e Kosovës.

“Por presioni për liberalizim po rritet. Të gjithë po e ndjejmë këtë presion. Më 17 dhe 18 pritet vlerësimi i KE për të vazhduar në etapa implementuese”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Sipas tij, raporti i KE-së për lëvizjen e lirë të kosovarëve nëpër zonën Schengen do të jetë pozitiv.

“Do ta kem një raport pozitiv. Është proces bukur i rëndë dhe ju kisha lutur që mos ta humbim kondicionin rrugës. Sepse kjo është një e drejtë që na jepet një herë dhe e përhershme. Nuk është meritë e kësaj Qeverie, por e të gjitha qeverive pasi është proces i gjatë”, ka theksuar Haradinaj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje