Haradinaj tregon çka do të ndodh, nëse në Bruksel hapet tema e...

Haradinaj tregon çka do të ndodh, nëse në Bruksel hapet tema e ndarjes

Ndonëse në opinionin publik, ndarja e Kosovë, gjegjësisht shkëmbimi i territoreve Kosovë Serbi, është përfolur me tone të larta, një gjë të tillë po e mohon kategorikisht kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

I pari i Qeverisë po insiston se çdo tendencë për ndryshim të kufijve, është luftë dhe se këtë nuk e do askush.Në një interviste për Gazeten Blic, kryeministri Haradinaj ka thënë se vetëm me fol për këtë ndarje është rrezik, e jo të mendohet si opsion.

E nëse kjo temë hapet në Bruksel, Haradinaj ka thënë se kjo nënkupton luftë, dhe se këtë duhet ta dinë të gjithë në Ballkan.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje