Haradinaj uron nxënësit, thotë se sistemi arsimor duhet të reformohet

Haradinaj uron nxënësit, thotë se sistemi arsimor duhet të reformohet

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati i koalcionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit shkollor.

Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për një reformim rrënjësor.

“Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve e prindërve, urimet më të mira për fillimin e një viti të ri shkollor! Urimet më të përzemërta për ata mijëra fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës! Megjithëse çdo një shtator është ditë e urimeve dhe e përgëzimeve për një fillim të mbarë, le të më lejohet që edhe në këtë ditë të them se sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për një reformim rrënjësor. Shteti duhet ta kryej detyrën e vet në avansimin e shkollës, ndërkaq stafi edukativo-arsimor t’i plotësojë krejt detyrat që i ka. Cilësia e arsimit në Kosovë duhet të jetë e një niveli të përafërt me vendet e BE-së. Ky do të jetë synimi ynë”, ka shkruar Haradinaj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje