Harruan gazin hapur, humbet jetën çifti i të moshuarve

Harruan gazin hapur, humbet jetën çifti i të moshuarve

Një çift të moshuarish kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, mesnatën e kësaj të mërkure në Gjergjan të Elbasanit.

Viktimat Shyqyri dhe Sabire Lici, rreth të 70-ave, janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë.

Bashkëshortja thuhet se vuante nga skleroza, ndërsa nga informacionet e deritanishme dyshohet të ketë harruar gazin hapur.

Trupat e pajetë janë dërguar në Morgun e qytetit të Elbasanit, në vazhdën e hetimeve për të vërtetuar rrethanat e humbjes së jetës së tyre.

Çifti i të moshuarve jetonte vetëm, ndërkohë që ndihmohej nga një punëtore, thotë policia në komunikatën e saj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje