Haziri: 2018-2021, plan masiv i investimeve në Gjilan

Haziri: 2018-2021, plan masiv i investimeve në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media të shtunën, ka deklaruar se gjatë viteve 2018-2021 pritet të realizohet plani masiv i investimeve në këtë komunë, në të gjitha fushat, përderisa ka ripërsëritur se pas dy viteve të para të mandatit të ri do të ndodhë tregimi i madh.

“Duhet të angazhohemi në qeverisje mbi partiake, në shërbim të qytetarëve. Riorganizimi do të ndodhë edhe në shërbim civil në funksion të realizimit të planeve dhe riorganizimit të detyrave, sikur që do të ndodh edhe riorganizimi i zyrave”.

“Gjatë këtij muaji do të organizohet debat publik me qytetarët, shoqërinë civile e grupet e interesit për t’i involvuar në procesin e vendimmarrjes”, ka thënë Haziri.

Sa i përket investimeve në infrastrukturë, Haziri tha se janë nënshkruar kontratat në vlerë prej 2.9 milionë euro për ndërtim të rrugëve, kanalizimit e ujësjellësit në fshatra dhe qytet për vitin 2018, duke përmendur edhe vazhdimin dhe projekteve të mëdha.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje