Hilmi Haradinaj varroset të hënën në Gllogjan

Hilmi Haradinaj varroset të hënën në Gllogjan

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka njoftuar miqtë dhe të afërmit se varrimi i babait të tij, të ndjerit Hilmi Haradinaj do të bëhet të hënën.

Ai do përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Gllogjan në ora 14.00.

Për më shumë ja njoftimi i plotë:

‘’Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje