Hoti: LDK ka mbështetur dhe do të mbështesë marrëveshjet ndërkombëtare

Hoti: LDK ka mbështetur dhe do të mbështesë marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK, mbështetur nga pjesa tjetër e opozitës në Parlament, ka siguruar funksionimin e Kuvendit deri më tani.

Sipas tij, LDK ka parandaluar degradimin institucional dhe izolimin ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës nga koalicioni PAN më 22 dhjetor 2017, dhe në plot raste më vonë.

“Me angazhimin tonë opozitar në Kuvend, do të ndalim degradimin e shtetit dhe demokracisë në Kosovë. Jo me gaz lotsjellës e me dhunë, siç bënte z. Haradinaj sa ishte në opozitë, por me fuqinë e votës qytetare.

LDK, mbështetur edhe nga pjesa tjetër e opozitës, ka siguruar funksionimin e Kuvendit deri më tani. Ne kemi parandaluar degradimin institucional dhe izolimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës nga koalicioni PAN më 22 dhjetor 2017 dhe në plotë raste më vonë.

Ne jemi gardianë të shtetit të Kosovës dhe demokracisë së re në Kosovë. Dhe nuk do të ndalemi në këtë mision. Ne do të përdorim format demokratike për të ndaluar degradimin e shtetit.

Marrëveshjet ndërkombëtare gjithmonë janë mbështetur nga LDK-ja dhe do të mbështeten edhe në të ardhmen. Sjelljet jo parlamentare dhe gjuha fyese ndaj opozitës janë bërë normë e sjelljes në Kuvend të disa individëve dhe grupeve parlamentare. Kjo është duke e penguar funksionimin normal të Kuvendit”, ka shkruar Hoti në Facebook

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje