Hoti: Qeveria e re do të eliminojë pasigurinë politike që ka krijuar...

Hoti: Qeveria e re do të eliminojë pasigurinë politike që ka krijuar Thaçi

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se propozimi kontravers i presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh i ka dëmtuar në thelb përpjekjet e kamotshme për të krijuar rrethana të favorshme për komunitetin serb, që të jetë pjesë aktive dhe e barabartë e jetës institucionale në Kosovë.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se propozimi për korrigjim kufijsh po ndihmon drejtpërdrejt politikën refuzuese të përfaqësuesve politik të komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës, si dhe po i ushqyen shpresa e tyre se Kosova mund të ndahet dhe një pjesë e saj mund t’i bashkëngjitet Serbisë.

Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

“QEVERIA E RE DO TË ELIMINOJË PASIGURINË POLITIKE QË KA KRIJUAR PROPOZIMI I PRESIDENTIT PËR KORIGJIM KUFIJSH

Propozimi kontravers i Presidentit për korrigjim kufijsh i ka dëmtuar në thelb përpjekjet e kamotshme, tonat dhe të bashkësisë ndërkombëtare, për të krijuar rrethana të favorshme për komunitetin serb që të jetë pjesë aktive dhe e barabartë e jetës institucionale në Kosovës.

Propozimi për korrigjim kufijsh po ndihmon drejtpërdrejt politikën refuzuese të përfaqësuesve politik të komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës, si dhe po i ushqyen shpresa e tyre se Kosova mund të ndahet dhe një pjesë e saj mund t’i bashkëngjitet Serbisë.

Kaq vite mund, investime dhe punë nga ne dhe miqtë tanë ndërkombëtar tash po dëmtohen nga Presidenti i shtetit, i cili në fakt do të duhej të ishte gardian i rendit kushtetues dhe kundërshtues ndaj ideve të tilla kundërkushtetuese.

Zgjedhjet e reja do të nxjerrin një qeveri dhe kuvend legjitim, që marrin në dorë fatin e vendit dhe nuk e lejojnë Presidentin të bëjë pazar me shtetësinë e Kosovës.

Qeveria e re do të eliminojë pasigurinë politike që ka kapluar shtetin e Kosovës dhe ka çorientuar miqtë tanë ndërkombëtar lidhur me atë se çfarë duan qytetarët e Kosovës.

Ne mbesim të palëkundur në idealin tonë për një Kosovë demokratike e të pavarur në tërësinë e saj territoriale, të zhvilluar në çdo cep të saj e me mundësi të barabarta për të gjithë pa dallim, të integruar në BE dhe NATO, si dhe në miqësi të përhershme me SHBA”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje