Hoti: Qeveria Haradinaj u krijua për vendime të mëdha, por asnjë deri...

Hoti: Qeveria Haradinaj u krijua për vendime të mëdha, por asnjë deri më tani nuk ka realizuar

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, gjatë seancës parlamentare ka thënë na fjalën e tij ka thënë se kjo qeveri është krijuar mbi premtimet mbi atë që duhet marrë vendime të mëdha për vendin, ndërsa sipas tij 100 ditëshi i qeverisë Haradinaj nuk ka mund të realizoj asnjë prej premtimeve mbi të cilat ka ardhur në pushtet ky koalicion.

Kërkesa për debat për 100 ditëshin e qeverisë është kërkesa për 180 dite e qeverisë. Koalicioni është themeluar për vendimet të mëdha, për vendosjen e kufirit ne Qakorr, për liberalizim të vizave për qytetarët, për transformimin e FSK-së në ushtri, rregullimi i probleme me energji etj që të gjithë kane mbete aty ku kanë qenë”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka thënë se Kryeministri Haradinaj padrejtësisht tentoi ti rritë pagën vetës së tij, por siç ka thënë Hoti ajo u anulua për shkak të presionit të opozitës por dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit. /Indeksonline/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje