Hoxhaj: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Hoxhaj: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

IZëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përjashtuar mundësinë që në tryezat që po mbahen të merret edhe vendim për zgjedhjet e parakohshme.

“Opozita mund të pretendon, por nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ne nuk mund të shkojmë në këto tryeza për zgjedhjet”, tha Hoxhaj në një intervistë për RTK.

Hoxhaj tha se tryezat e organizuara nga partitë politike janë të domosdoshme.

“Asnjë parti nuk mund t’i mbyllë. Janë tema të ndjeshme. Tema e dialogut, do të jetë proces i vështirë, temë tjetër është Asociacioni, tema e tretë është me rëndësi është transformimin i FKS-së në Forca të Armatosura, Agjenda Evropiane është temë tjetër, tema tjetër është ndryshimi Ligjit për zgjedhje. Për këto kemi pasur arritje, por duhet të reformojmë sistemin zgjedhor. Për këto tema ka nevojë të kemi ndryshime”, tha ai.

Mw tej Hoxhaj, tha se dialogun me Serbinë duhet ta udhëheqë presidenti Thaçi.

“Presidenti e ka pozitën kushtetuese, ai ka një përvojë ndërkombëtare. Dialogu varet edhe nga jashtë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbështetjen e Qeverisë për të udhëhequr bisedimet me Serbinë”, theksoi ai.

Hoxhaj tha se Kosova ka bërë shumë kompromise në Vjenë e Bruksel.

“Ne nuk jemi i interesuar që të ia përmbushim Serbisë ambicien për Kosovën si një shtet i dështuar. Ne jemi të interesuar për të drejtat e serbëve të Kosovës”, pohoi ai.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje