Hoxhaj: Ndalimi i Maliqit, kundër normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Hoxhaj: Ndalimi i Maliqit, kundër normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj ndalimit të hyrjes në Serbi të analistit Shkëlzen Maliqi.

Hoxhaj ka thënë se një veprim i tillë është kundër normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveria e Serbisë po vazhdon absurditetin e saj! Sot ata ndaluan filozofin e famshëm dhe kritikun e artit, Shkëlzen Maliqi për të folur në një panel lidhur me ‘Kosovën dhe Serbinë, 20 vjet bashkëpunim kulturor’. Kjo është kundër normalizimit të marrëdhënieve dhe Bashkimi Evropian duhet të veprojë menjëherë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje