Hoxhaj: Nuk duhet ta lëshojmë Kuvendin pa e votuar demarkacionin

Hoxhaj: Nuk duhet ta lëshojmë Kuvendin pa e votuar demarkacionin

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi, dhe se deputetët e Kosovës nuk duhet ta lëshojnë Kuvendin pa e votuar këtë marrëveshje.

Në seancën e Kuvendit e cila ka nisur në orën 16:00 dhe po vazhdon ende, Hoxhaj ka thënë se votimi i demarkacionit është në të mirë të vendit dhe qytetarëve.

“Kjo është vota më e rëndësishme për dhjetë vitet e ardhshme në lidhjet që kemi ne me Bashkimin Europian – s’ka proces më të rëndësishëm sesa liberalizimi i vizave. Nëse deputetët do ta votojnë këtë marrëveshje – do ta shndërrojnë këtë seancë në një pikë kthese për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se nëse duhet të rishikohet çështja e Çakorrit dhe Kullës edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë pro rishikimit të vijës kufitare.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje