‘Humbin’ 11 milionë euro që Serbia i pagoi për ujësjellësin në veri

‘Humbin’ 11 milionë euro që Serbia i pagoi për ujësjellësin në veri

Zyra e BE-së në Kosovë në vitin 2011 kishte nisur projektin e zgjerimit të kapaciteteve të fabrikës për përpunimin e ujit në Shipol të Mitrovicës, i cili do të furnizonte me ujë edhe komunat veriore, por serbët e këtyre komunave nuk kishin pranuar të kyçeshin në jug, por kishin vendosur ta ndërtojnë ujësjellësin rajonal të veriut në një fshat të Zubin Potokut, ndërtimi i të cilit ka dështuar.

Tri komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Leposaviqi, edhe pas 5 vjetëve nga fillimi i punimeve nuk janë bërë me ujësjellësin e vet.

Dy komunat veriore, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, edhe më tutje furnizohen me ujë nga fabrika për përpunimin e ujit në Shipol të Mitrovicës dhe për ujin e harxhuar nuk paguajnë asnjë cent.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje