I dërguari i Papa Françeskut, i lumtur që është në Kosovë

I dërguari i Papa Françeskut, i lumtur që është në Kosovë

I dërguari special i Papa Françeskut në Kosovë, kardinal Ernest Simoni, tashmë ka arritur në Katedralën e Kosovës. Kjo, meqë nesër pritet të bëhet shugurimi i Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Simon duke u shprehur i lumtur që ndodhet në Kosovë, ka uruar që të ketë rritje të dashurisë vëllazërore. Ai po ashtu, është lutur që begatia dhe harmonia ta mbizotërojnë popullin e Kosovës.

Simon me këtë rast, ka bërë të ditur se do të ofrojë një drekë për të varfërit në Kosovë.

 

Gjatë ditës së sotme, kardinalit Simon i është dhuruar edhe një medalje dhe ujë i bekuar i katedrales, në shenjë dhurate.

Pas kësaj, Kryeipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka thënë se dhuratat në fjalë po shënojnë nisjen e shugurimit të katedrales.

“Dhuratat e ndara në drejtim të kardinal Simonit, aktualisht po shënojnë pikënisjen e festës së shugurimit të “Nënës Terezë”, ka thënë kryeipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje