I ngulen gërshërët në kokë, merr autobusin dhe niset vet për në...

I ngulen gërshërët në kokë, merr autobusin dhe niset vet për në spital

Shen Xiaoying ishte me fat që shpëtoi, pasi iu ngulitën në kokë një palë gërshërë, derisa po punonte në kopshtin e shtëpisë së saj që ndodhet në pjesën qendrore të Kinës.

Incidenti ndodhi derisa 57-vjeçarja po mblidhte gjethe mahagoni dhe i vuri gërshërët në një degë bambuje, e cila u shkëput dhe i lëshoi poshtë, transmeton Telegrafi.

Pasi u qëllua në kokë, ajo nuk e humbi kontrollin dhe pa bërë panik, u nis me autobus për në spital, ku u shpëtua me anë të dy operimeve të vogla.

“Nuk po i arrija gjethet që ishin në lartësi, andaj i lidha gërshërët për degën e bambusë. Me tu thyer, më qëlluan në kokë”, ka shpjeguar Xiaoying.

Raportohet se asaj i janë ngulitur tehet, afro 1.5 centimetra thellë në kokë. Pas largimit të gërshërëve, ajo po qëndron nën kujdesin mjekësor, ndërsa së shpejti pritet të lëshohet në shtëpi.

Druri i mahagonit kinez, përdoret shumë për punimin e mobileve dhe instrumenteve muzikore, teksa gjethet i ka shumë të shëndetshme dhe hahen si sallatë. /albeu.com/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje