Ideja për korrigjimin e kufijve, e rrezikshme

Ideja për korrigjimin e kufijve, e rrezikshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi është shprehur kundër idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Kurteshi në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se ideja për korrigjimin e kufirit apo loja me Luginën e Preshevës është shumë e rrezikshme dhe duhet të pengohet.

Kurteshi i ka bërë thirrje Kuvendit që në shtator të marrë vendime të duhura karshi kësaj situate, në të kundërtën ka thënë se qytetarët duhet të dalin në mbrojtje të Republikës.

Deputeti i VV-së ka vlerësuar se vendit po i kanoset rreziku i ndarjes, prandaj ka paralajmëruar mbajtjen e protestave në shtator.

Ai ka thënë se qytetarët nuk duhet të lejojnë as autonomi për veriun, e as ndarje të Kosovës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje