IKShP-ja: Intensiteti i gripit sezonal në Kosovë po bie

IKShP-ja: Intensiteti i gripit sezonal në Kosovë po bie

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP) ka njoftuar se gripi sezonal është duke rënë në Kosovë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP) gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike në raportin e sotëm përmbledhës ka konstatuar intensitet konstant të rasteve të gripit sezonal. Nga 1 tetori deri më 25 shkurt 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 49.343 raste të dyshimta në grip, 4454 raste me infeksion respirator akut dhe 89 raste SARI (Sëmundje e Rënde Respiratore Akute). Gjatë javës së tetë të 2018 janë raportuar 4638 (25.2 për qind më pak) raste të dyshimta në grip, 277 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 5 raste SARI (Sëmundje e Rënde Respiratore Akute)”, është thënë në njoftimin e IKShP-së.

Sipas këtij njoftimi, në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripi, në Institutin Kombëtar prej fillimit të sezonit të gripit, 251 persona kanë rezultuar pozitive në influencë.

“Sipas tipit, 105 raste janë pozitive në influencën A dhe 146 në influencën B. 26 raste i takojnë subtipit A(H1) pdm 09 dhe 79 raste tjera janë A të pa subtipizuara. 146 raste të konfirmuara i takojnë tipit B, 48 prej tyre janë subtipi ‘Yamagata’ (‘gripi japonez’). Epidemia e gripit sezonal ka rënie të dukshme në intensitet. Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët akoma të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë (sidomos në javën vijuese), të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina. Të gjithë personat që ndjehen të sëmurë duhet të paraqiten sa më herët te mjeku familjar për të parandaluar komplikimet. Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në rajon, Evropë dhe botë”, është thënë në njoftimin e IKShP-së.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje