Ilir Meta takohet me Slavko Simiqin në Prishtinë, ja për çka flasin...

Ilir Meta takohet me Slavko Simiqin në Prishtinë, ja për çka flasin (FOTO)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq ka takuar presidentin  e Shqipërisë, Ilir Meta i cili po qëndron për vizitë dyditore në vendin tonë, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, Simiq i ka thënë Metës se pajtimi në mes të popullit shqiptar dhe atij serb është çelësi për ruajtjen e qetësisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Siç njofton zyra e Simiqit, politikani i Listës Serbe i ka thënë poashtu kreut të shtetit shqiptar se kontaktet personale që i kanë Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama po i kontribuojnë shumë të ardhmes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Evropë.

Të dy ata kanë folur edhe për pozitën e pakicës serbe në Shqipëri të cilëve sipas Simiqit duhet iu garantohet e drejta në gjuhë si dhe ruatja e identitit kulturor sipas standradeve evropiane

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje