Interi është gati të bëjë ofertë për Bale

Interi është gati të bëjë ofertë për Bale

Klubi i madh italian, Interi, është skuadra e fundit e interesuar për shërbimet e yllit uellsian të Real Madridit, Gareth Bale.

Bale nuk po arrin të gjej qetësinë dhe formën më të mirë të tij te Real Madridi.

Kjo ka bërë që të shtohen zërat për një largim të tij gjatë verës nga Santiago Bernabeu.

Skuadrat angleze si Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool, por edhe Tottenham Hotspur janë lidhur me një transferim të tij.

Megjithatë, gjigantët anglezë nuk do ta kenë të lehtë transferimin e yllit uellsian, pasi tani kanë konkurrencë edhe nga Serie A.

Sipas mediumit The Independent, Interi është klubi i fundit që ka shprehur interesim për Bale.

Ky medium raporton se Nerazzurrët janë gati të bëjnë ofertën e tyre për Bale gjatë verës, duke tentuar ‘rrëmbimin’ e tyre para anglezëve.

Edhe Real Madridi thuhet se ka pranuar shitjen e Bale gjatë afatit kalimtar veror.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje