Interopoli qarkullon listën e ushtarëve të ISIS që dyshohet se janë në...

Interopoli qarkullon listën e ushtarëve të ISIS që dyshohet se janë në Itali

Interpoli po qarkullon listën e 50 militantëve të iSIS-it që besohet se kanë shkuar kohët e fundit në Itali me anije dhe mund të jenë duke u përpjekur për të shkuar në vende të tjera evropiane.

Lista e marrë nga The Guardian, u hartua nga Sekretariarti i Përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare të Policisë. Ajo iu dërgua më 29 nëntor, Ministrisë së Brendshme të Italisë e cila e shpërndau atë në të gjitha agjencitë kundër terrorizmit në Evropë.

Të dyahusrit janë të gjithë tunizianë, disa prej tyre të identifikuar nga autoritetet kur kanë zbritur në Itali. Dokumenti tregon emrat e tyre, mbiemrat dhe datat e lindjes.
Rreth 5500 tunizianë mendohet se kanë shkuar në territoret e ISIS-it në Siri dhe Irak për të luftuar me grupin terrorist, më shumë sesa nga ndonjë vend tjetër. Tani, pas kolapsit të “kalifatit”, ata mund të synojnë të sulmojnë në Evropë.

Katër prej ushtarëve të ISIS në listën e Interpolit janë të njohur për agjencitë evropiane të Shërbimeve Sekrete . një prej tyre mund të kaluar kufirin italo-francez për të arritur në Gard, një departament në Francën jugore.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje