IPK publikon studimin për performancën e shkollave në Kosovë

IPK publikon studimin për performancën e shkollave në Kosovë

Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) organizon sot konferencën për Publikimin e Raportit të Studimit “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”.

Labëri Luzha, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institutit Pedagogjik të Kosovës për RTK-në foli lidhur me studimin “përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”.

Luzha tregoi se Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), me përkrahjen e UNICEF-it në Kosovë, kanë hartuar dokumentin Korniza për Sigurim të Cilësisë së Performancës së Shkollës, si dhe dokumentet e tjera përcjellëse, për sistemin e vlerësimit të performancës së shkollës.

Sipas saj, konferenca ka për qëllim të informojë palët e interesit lidhur me përvojat e para në vlerësimin e brendshëm të performancës së shkollës në Kosovë, ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet politikave, procedurave dhe qasjeve ndaj vlerësimit të performancës së shkollës në Kosovë me vendet e BE-së.

Qëllim tjetër, sipas Luzhës, është edhe këmbimi i përvojave dhe praktikave me përfaqësues të institucioneve arsimore në Kosovë që kanë rol dhe përgjegjësi në sigurimin e cilësisë në institucionet arsimore parauniversitare.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje