Ish-kryeministri britanik qethet te berberi kosovar (Foto)

Ish-kryeministri britanik qethet te berberi kosovar (Foto)

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron që nga koha kur dha dorëheqje nga kjo pozitë ka qëndruar larg politikës dhe mediave.

Si fytyrë e njohur që ishte dhe i dashur për popullin, njerëzit vazhdojnë të kenë respekt për të, transmeton Indeksonline.

Në mesin e personave që e respektojnë atë hyn edhe kosovari, Valon Sadiku nga Prishtina e që jeton në Britani.

Cameron këto ditë ka vizituar Valonin, i cili është berber i njohur atje. Ish-kryeministri i ka besuar kosovarit që të merret me pamjen e tij.

Pas përfundimit të qethjes, dyshja kanë bërë një fotografi që dëshmonte se Cameroni u nda i kënaqur me shërbimin.

David Cameron kishte dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të ekzekutivit britanik më 26 qershor të 2016-tës, në vendin e të cilit erdhi Theresa May.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje