Ish-presidenti Nishani kritikon qeverisjen e Edi Ramës

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka kritikuar qeverisjen e drejtuar nga Edi Rama.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Rama vazhdon me të njëjtën shfaqje.

Sipas Nishanit, kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë rrugë të re nacionale, asnjë rrugë të re lokale, asnjë spital të ri dhe asnjë shkollë të re.

“Tallëse! Pas 5 vitesh qeverisje kryeministri i Shqipërisë tregon se çfarë do të bëjë në 5 vitet e ardhshme për infrastrukturën. Asgjë të thotë çfarë është bërë në 5 vite. Asnjë rrugë e re nacionale. Asnjë rrugë e re lokale. Asnjë spital i ri. Asnjë shkollë e re. Vazhdon e njëjta shfaqje”, ka shkruar Nishani, duke shtuar se Rama nuk ka bërë asnjë projekt real të vënë në shërbim të qytetarëve. “Nuk pranojmë më gënjeshtra”, ka shkruar ish-presidenti Nishani.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje