Ismajli: Shërbimet 24 orë minimizojnë pritjet e pacientëve

Ismajli: Shërbimet 24 orë minimizojnë pritjet e pacientëve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se kjo ministri është duke punuar intensivisht në mënyrë që të zvogëlojë listat e gjata të pritjeve të pacientëve nëpër klinika.

Ismaili gjithashtu bëri të ditur që kane filluar shërbimet 24 orë.

“Pritjet janë të gjata në disa klinika dhe jemi duke punuar intensivisht të mos mbesin të tilla. Për herë të parë ka filluar edhe shërbimi 24 orë, gjë që kontribuon që listat të mos shtohen por qytetarët të shërbehen menjëherë”, ka thënë Ismaili gjate seancës në Kuvendin e Kosovës.

Sa i përket pajisjes angiografi, ministri tha se kanë iniciuar procedurat që të vijë në Kosovë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje