Italianët e interesuar për investime në energjinë e ripërtëritshme

Italianët e interesuar për investime në energjinë e ripërtëritshme

Italia do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka deklaruar Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, gjatë takimit që ka zhvilluar sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me këtë rast, Lluka duke falënderuar diplomatin italian për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i kanë dhënë Kosovës, ka theksuar se ky bashkëpunim duhet të avancohet edhe më tutje, në veçanti në fushën e ekonomisë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka informuar ambasadorin Sardi me prioritetet e MZHE-së, respektivisht  me projektetet e sektorëve strategjikë, siç janë energjia dhe minierat, të cilët konsiderohet si parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Lluka ka bërë të ditur se në fushën e energjisë aktualisht në proces të realizimit janë projekti i TC Kosova e Re dhe projekte tjera që kanë për qëllim rritjen e eficiencës së energjisë dhe zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Po ashtu, Lluka dhe ambasadorin Sardi diskutuar për interesimin e kompanive italiane për projektet si rehabilitimi i TC Kosova B dhe investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë,

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje