Ja çfarë duhet të hani në mëngjes kur jeni shtatzene?

Ja çfarë duhet të hani në mëngjes kur jeni shtatzene?

Mëngjesi është shumë i rëndësishëm për të gjithë jo vetëm për gratë shtatzëna. Ka ushqime të rëndësishme që duhet të konsumoni në mëngjes që të merrni energjinë që ju duhet për të pritur vaktin tjetër.

Kur jeni shtatzënë shumë ushqime duhet t’i hani dhe shumë të tjera duhet t’i shmangni. Disa lloje ushqimesh duhet t’i konsumoni vetëm në mengjes, drekë dhe darkë. Mos i përzieni për shkak se mund të keni çrregullime në peshë dhe në organizëm.

Disa ushqime që duhet t’i konsumoni në mëngjes janë të mira për zhvillimin e fëmijës dhe disa të tjera bëjnë mirë në luftimin e disa sëmundjeve.

Por çfarë ushqime duhet të konsumojë në mëngjes një grua shtatzënë?

Mëngjesi i një gruaje shtatzënë duhet të jetë i shumëllojshëm dhe tepër i balancuar. Është e ndaluar në mëngjes ta teproni me sheqernat apo edhe me shumë ushqime me kripë. Zgjidhni ushqime që nuk ju sjellin të përziera. Mundohuni të zgjidhni një mëngjes të shëndetshëm me fruta ose një mëngjes klasik.

Rekomandohen frutat për shkak se kanë në përmbajtje të tyre vitamina. Duke folur për mëngjes është e natyrshme që të mendojnë për një lëng portokalli të bërë në kushtet e shtëpisë. Kos, qumësht i freskët dhe të gjitha derivatet e tij janë thelbësore për mëngjesin e një gruaje shtatzënë.

Por që në shtatzani, mëngjesi me fruta është gjithmonë një zgjedhje e mirë.Një banane është shumë e mirë në mëngjes. Nëse doni një mëngjes me shumë energji dhe me ushqime të kripura mund të zgjidhni një filxhan çaj të shoqëruar me bukë te thekur dhe djathë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje