Ja çfarë moti do të ketë gjatë muajit të Ramazanit

Ja çfarë moti do të ketë gjatë muajit të Ramazanit

Të gjithë besimtarët myslimanë, që janë më shumë se 1 miliardë në të gjithë botën pas tri ditëve do ta kenë një obligim detyrues që duhet ta kryejnë.

Bëhet fjalë për muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili nis me 16 maj ( e mërkurë) por syfyri i parë do të jetë me 15 maj e (martë) në orën 03:07.

Besim Aliun nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të mësuar përafërsisht parashikimin e motit gjatë këtij muaji të shenjtë.

Aliu ka theksuar se është vështirë të parashikohet moti për 30 ditë. Mirëpo sipas tij, muaji Maj kryesisht do të mbizotërojë me reshje të shiut.

Ai po ashtu ka thënë se me shumë gjasë do të ketë edhe breshër për arsye se muaji i kaluar (Prill) ka qenë shumë i nxehtë.

“Parashikim për një muaj vështirë që mundem me dhënë, mirëpo po shkojmë sipas vijave të trasha, gjatë këtij muaji reshje ka, temperaturat janë normale  dhe gjithë kanë qenë në normalitet në muajin Maj përafërsisht 26-27 gradë celsius, qashtu kanë me qenë, por ka me pas edhe reshje të bollshme të shiut edhe breshër nëpër lokalitete e kështu të kufizuar për arsye se muaji Prill ka qenë shumë i nxehtë ka pas pasur avullime të mëdha edhe në disa lokalitete ka me shkaktu reshje të ndryshme”, ka thënë Ali.

Vlen të theksojmë se sipas fesë islame, çdo besimtarë myslimanë është i obliguar të agjërojë për 30 ditë në shenjë solidariteti me të varfrit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji për njerëzit në nevojë. Por, asessi agjërimi nuk duhet të bëhet me qëllim të pa ngrënies sepse atëherë është i gabuar.

Ndryshe, festa e Fitër Bajramit do të jetë me 15 qershor (E premte) që vazhdon edhe për dy ditë tjera me radhë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje