Ja përse bebet e porsalindura i mbajnë duart e tyre të mbyllura

Ja përse bebet e porsalindura i mbajnë duart e tyre të mbyllura

Besoj se e keni vënë re që të gjithë të porsalindurit i mbajnë grushtat e tyre të mbyllur, e madje në disa raste mund të vëmë re se i mbajnë edhe krahët e tyre të drejtuar për lart gjatë ditëve të para të jetës, në një pozicion të tillë sikur duan të na përqafojnë.

Zakonisht kjo ndodh kur u ngremë këmbët gjatë ndërrimit të bebelinës. Në pamje të parë këto reagime mund të na duken të çuditshme por në të vërtetë janë karakteristika shumë normale të fazës neonatale, bëhet fjalë për reflekse. Këto lëvizje kanë tendencën të zhduken me maturimin e sistemit nervor të fëmijës.

Për cilin refleks bëhet fjalë?

Reflekset neonatale janë gjithsej 5, dhe në këtë rast kemi të bëjmë me “grasping” që konsiston në aftësinë e fëmijës për të pasur një reagim të menjëhershëm pas një stimulimi të pëllëmbës së dorës duke u mbyllur. Në disa raste kjo ndodh edhe pa marrë asnjë stimulim. Grushti i fëmijës mund të jetë aq i fortë sa të na lejojë ta ngremë atë nëpërmjet tij.

Ky refleks bëhet më i dobët rreth muajit të 3, pra tashmë ai nuk do të mbyllë duart sa herë të prekni lëkurën. Më pas ky refleks do të pushojë së qëni i pavullnetshëm rreth muajit 9-10 të jetës kur fëmija fillon të bëhet i ndërgjegjshëm për lëvizjet e tij dhe do të vendosë vetë nëse duhet të kapë apo jo një objekt. Reflekset e fëmijës janë të rëndësishëm dhe mungesa e tyre apo zgjatja më shumë nga limiti mund të jetë shenjë e një problemi neurologjik./pernenat/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje