Ja sa është pasuria e Dardan Molliqajt

Ja sa është pasuria e Dardan Molliqajt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në fillim të muajit shtator.

Molliqaj si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi në pronësi të prindit, dhe një truall, po ashtu në pronësi të prindit.

Shtëpia e Molliqajt e cila ka një sipërfaqe prej 250 metra katrorë, është vlerësuar me shumën prej 60 mijë eurove, ndërsa trualli 45 ari është vlerësuar me shumën prej 45 mijë eurove.

Molliqaj po ashtu ka deklaruar se në xhirollogarinë e ka 3 mijë e 606 euro. Ish-sekretari i VV-së ka deklaruar se që nga muaji gusht do ta marrë pagën 1 mijë e 275 euro.Image

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje