Ja sa kushton “shërbimi” i një prostitute në Beograd?

Ja sa kushton “shërbimi” i një prostitute në Beograd?

Si shumë shërbime që nuk janë cilësore, në Shqipëri edhe seksi me pagesë lë shumë për të dëshiruar.Janë të shumtë të huajt por edhe të rinjtë vendas që kërkojnë të marrin një shërbim të tillë në Shqipëri kundrejt pagesës, por ai nuk është asnjëherë në cilësinë e duhur dhe madje mbart rreziqe.“Femrat në shumicën e rasteve janë të papërshtatshme, nuk ofrojnë çdo lloj ‘argëtimi’ qoftë edhe kundrejt pagesës, e për më tepër te kjo e fundit janë shumë të shtrenjta”,- thotë një turist italian i ardhur për disa ditë në Tiranë.

Ndërkohë, vendet fqinje edhe në këtë drejtim (seksi me pagesë), janë tepër konkurrentë, duke bërë që Shqipëria dhe veçanërisht Tirana, të jetë kryeqyteti i fundit në Ballkan për nga cilësia dhe oferta që japin femrat për seks.Në Tiranë një femër që ofron seks me pagesë kërkon nga 80-100 euro për një orë me justifikimin se është “profesioniste”. Ndërsa ato që konsiderohen si “escort” ose femra më cilësore kërkojnë nga 300-500 euro dhe për një natë edhe 1000 euro.Por në shumicën e rasteve kënaqësia dhe pagesa e kripur ua lë vendin bezdisjeve me telefon dhe ndërhyrjes së tutorëve, të cilët me pretekstin e ndjekjes nga policia ua “rrëmbejnë” klientëve (sidomos të huajve) femrat nga shtrati…E kundërta ndodh sidomos në Serbi.

Edhe pse ofrimi i shërbimeve seksuale është vepër penale, e cila është e sanksionuar me gjobë dhe burg, “femrat serbe” të pa shqetësuara nga këto dënime, reklamohen në portalet më popullore të Serbisë.Ofertat mund të jenë të ndryshme që nga “argëtime të paharruara” deri tek shoqërimet për ndonjë dalje apo event shoqëror, përcjell mapo.al.Por, shtrohet pyetja sa kushton një prostitutë serbe sot në kryeqytetin e Serbisë, Beograd?Një beogradase atraktive, 19-vjeçare, flokëverdhe dhe me gjatësi mesatare, mund të aranzhohet për rreth 100 euro për një kohë të caktuar.“Gjysmë ore kushton 50 euro, ndërsa 80 euro një orë”,- tha një ndër vajzat që kanë kontaktuar mediat serbe.Por, ka femra që për 50 euro do t’ju shoqërojnë në dalje gjatë gjithë natës, ndërsa varësisht prej argëtimit, mund t’iu ofrojë edhe seks oral.Ndërsa një masazh me përfundim seksual do t’iu kushtojë vetëm 80 euro, thonë prostitutat serbe.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje