Ja si ta përdorni sodën e bukës në fytyrë?

Ja si ta përdorni sodën e bukës në fytyrë?

Young woman with clay facial mask.

Soda bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës është një ilaç natyral që mund të trajtojë shumë probleme të lëkurës.

Është një tonik shumë i mirë dhe shumë efektiv në pastrimin e lëkurës, largimin e qelizave të vdekura dhe eliminimin e ndonjë puçrre apo akne.

Soda bikarbone për kujdesin e lëkurës

Pothuajse të gjitha produktet për mirëmbajtjen e lëkurës kanë edhe efekte negative derisa ky trajtim natyral largon qelizat e vdekura në mënyë efektive nga lëkura pa shkaktuar acarim dhe pa dëmtuar rritjen e qelizave të reja.

Në mënyrë që të përmirësoni ndjeshëm cilësinë e lëkurës tuaj, duhet të provoni maskat e mëposhtme me sodë bikarbone që do të bëjë të keni një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe plot shkëlqim, transmeton Klan Kosova.

Sodë bikarbone dhe ujë

Soda e bukës është një pastrues shumë i fuqishëm i fytyrës, jashtëzakonisht efektiv në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, papastërtive dhe yndyrës nga lëkura, në parandalimin e shfaqjes së akneve dhe në hapjen e poreve të fytyrës.

Nëse dëshironi të pastroni lëkurën tuaj, merrni pak sode buke në dorën tuaj dhe shtoni pak ujë të ngrohtë. Përzieni deri sa të krijoni një pastë homogjene.

Lageni lëkurën tuaj me ujë të ngrohtë dhe aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj me masazhim në lëvizje rrethore. Pasi ta keni aplikuar, lëreni në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Sodë bikarbone dhe vaji i kokosit

Vaji i kokosit është shumë i dobishëm për hidratimin e lëkurës. Kombinimi i sodës bikarbone dhe vajit të kokosit do të pastrojë dhe zbut lëkurën tuaj.

Kjo përzierje është shumë efektive në trajtimin e lëkurës së thatë dhe lehtësimin e ndonjë inflamacioni të lëkurës. Për të bërë këtë maskë, ju duhet të kombinoni sasi të barabarta të vajit të kokosit dhe sodës bikarbone.

Por, nëse keni lëkurë të ndjeshme, ju duhet të dyfishoni sasinë e vajit të kokosit. Pas përzierjes së përbërësve, aplikoni maskën në lëkurën tuaj. Lëreni për disa minuta dhe pastaj shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Sodë bikarbone dhe limon
Kombinimi i limonit dhe sodës bikarbone është i dobishëm për dezinfektimin e lëkurës, për pastrimin e lëkurës së yndryshme, për reduktimin e shenjave nga plakja e lëkurës dhe për sigurimin e një ngjyre të barabartë të lëkurës.

Përzieni dy lugë gjelle sode buke dhe dy lugë gjelle sheqer të grirë ngjyrë kafe në një filxhan. Mbusheni çerekun e filxhanit me lëng limoni.

Përzieni përbërësit derisa ato të jenë të kombinuara mirë.

Ju duhet të lani fytyrën tuaj paraprakisht dhe pastaj butësisht aplikoni këtë përzierje në lëkurë. Pasi ta keni aplikuar, lini përzierjen të qëndrojë për rreth 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje