Janë aprovuar Grantet Qeveritare për financimin e komunave

Janë aprovuar Grantet Qeveritare për financimin e komunave

Me ftesë të Ministrit të Financave Bedri Hamza është mbajtur takimi i dytë i Komisionit të Granteve për financimin komunal për vitin 2019-2021.

Në këtë takim janë aprovuar Grantet Qeveritare për financimin e komunave, duke u bazuar në prioritetet strategjike të Qeverisë në fushën e marrëdhënieve fiskale ndërqeveritare për vitin 2019 dhe orientimet për vitet 2020-2021. “Po ashtu, Komisioni i Granteve gjatë takimit ka aprovuar edhe parashikimet e të hyrave vetanake të komunave për vitin fiskal 2019 si dhe parashikimin afatmesëm 2020-2021”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje