Jashanica: Ndaj Partizanit për fitore, është sfidë e veçantë për shqiptarët nga...

Jashanica: Ndaj Partizanit për fitore, është sfidë e veçantë për shqiptarët nga Kosova

Bajram Jashanica ishte protagonist në ndeshjen kundër Laçit, teksa shënoi golin e fitores për Skënderbeun, por shkaktoi edhe penalltinë që për fatin e mirë të korçarëve u pret nga Orges Shehi dhe në fund u morën tri pikët.

Mbrojtësi i Kosovës, pas ndeshjes, në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” deklaroi:

“Ishte një ndeshje e vështirë, ndoshta nuk e prisnim kështu. Luajtëm një ndeshje të mirë dhe humbëm shumë raste, ndërsa Laçi na vendosi në vështirësi në momente të caktuara, ndaj jam i kënaqur për fitoren”.

“Partizani i Beogradit? Në fakt, mendojmë për Lushnjen fillimisht. Megjithatë, e pranoj që sidomos për ne kosovarët është një ndeshje e veçantë dhe shumë e rëndësishme, nuk harrohet ajo që ka kaluar Kosova me Serbinë. Do të japim gjithçka për të fituar”.

“E ardhmja? Kam biseduar me presidentin dhe menaxherin Shkumbin Qormemeti, të shohim në dhjetor”.

“Jam i kënaqur që po paraqitem mirë me Skënderbeun dhe me Kosovën, me 90% në janar largohem. Çdo futbollist ëndërron të shkojë sa më lart dhe mendoj se ka ardhur momenti edhe për mua”, ka deklaruar Jashanica.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje