Javën e ardhshme nisë dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Javën e ardhshme nisë dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Dezinsektimi i zonave endemike kundër rriqrave në komunën e Malishevës, planifikohet të fillojë nga java e ardhshme.

Varësisht nga kushtet atmosferike, nga e hëna e ardhshme planifikohet të fillojë fushata e dezinfektimit, njofton komuna, përcjell Klan Kosova.

Kështu është thënë në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ku janë diktuar një varg çështjesh tjera me rëndësi.

“Pasi janë kryer të gjitha përgatitjet dhe kanë filluar të rriten temperaturat, e me këtë edhe rriqrat kanë filluar të jenë më aktiv, nga java e ardhshme parashihet të filloj fushata e dezinsektimit”, kanë thënë nënkryetari  komunës, Hajdin Berisha.

Ndërkaq drejtori komunal për Shëndetësi, Liridon Hoti, gjithashtu ka bërë të ditur se edhe ligjëratat për vetëdijesim, në shkollat e Komunës së Malishevës, janë në përfundim e sipër.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje