Jelekët duhet të pastrohen pas çdo përdorimi

Jelekët duhet të pastrohen pas çdo përdorimi

Është pyetje e kamotshme që më në fund ka marrë përgjigje nga shkenca: sa shpesh duhet t’i pastroni jelekët?

Qoftë nëse preferoni t’i pastroni ato një herë në javë apo një herë në muaj, sipas ekspertëve të veshjeve të brendshme, ju nuk jeni duke i pastruar ato mjaftueshëm, transmeton Telegrafi.

Duke folur për ‘Apartment Therapy’, Jene Luciani, autore e librit ‘The Bra Book’, ka zbuluar se, ndryshe nga ç’është menduar më parë, jelekët faktikisht duhet të pastrohen pas çdo përdorimi.

“Ju duhet t’i pastroni jelekët pas çdo përdorimi – e këtë nuk e kuptojnë shumica e femrave”, ka thënë ajo.

Ekspertja me prejardhje australiane ka shtuar se kjo nuk është vetëm për arsye higjiene, por edhe për mirëmbajtjen e jelekëve.

Ajo ka shpjeguar se vajrat dhe ndyrësirat nga lëkura jonë gradualisht e dëmtojnë elasticitetin e materialit të jelekëve kur i veshim shpesh ato.

Kështu që, nëse dëshironi që një palë jelekë t’ju zgjasin sa më shumë që është e mundur, padyshim se duhet t’i pastroni pas çdo përdorimi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje