Jep dorëheqje këshilltari ekonomik i Trumpit

Jep dorëheqje këshilltari ekonomik i Trumpit

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Këshilltari i lartë ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, Gary Cohn, ka ofruar dorëheqjen.

Cohn është i fundit pjesëtar i profilit të lartë të skuadrës Trump, që jep dorëheqje, pas një serie largimesh të këshilltarëve të tjerë.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Cohn tha se ishte një nder që i kishte shërbyer vendit të tij.

Gary Cohn, mbështetës i tregtisë së lirë, u zemërua nga planet e presidentit Trump për të vendosur tarifa për importet prej alumini dhe çeliku.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje