Jep dorëheqje presidenti i Mianmarit

Jep dorëheqje presidenti i Mianmarit

Presidenti i Mianmarit, Htin Kyaw, ka dhënë dorëheqje, ka bërë të ditur zyra e tij.

Aryse për vendimin nuk janë dhënë, por ka pasur shqetësime në rritje, muajve të fundit, për shëndetin e presidentit 71-vjeçar.

Htin Kyaw është betuar si president në vitin 2016, pas zgjedhjeve që u kanë dhënë fund dekadave të udhëheqjes ushtarake. Por, ai ka qenë kryesisht udhëheqës ceremonial, pasi liderja e opozitës, Aung San Suu Kyi, vepron si presidente de facto.

Nënpresidenti Myint Swe, ish-gjeneral, do të marrë detyrën e presidentit derisa të zgjidhet i riu brenda shtatë ditësh. Suu Kyi, e cila ka qenë e burgosur për vite me radhë, është ndaluar nga marrja e detyrës së lartë.

Një klauzolë në kushtetutë thotë se askush me fëmijë të një kombësie tjetër nuk mund të jetë president. Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin britanik.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje