Ju ka munguar agjenti 007? Ja cili mund të jetë James Bond...

Ju ka munguar agjenti 007? Ja cili mund të jetë James Bond i ardhshëm!

Ai pati mjaft komente për aktrimin në filmin Dunkirk dhe tashmë Harry Styles është në vëmendjen e shefave të James Bondit, të cilët kanë lënë të kuptohet se ajo mund të jetë protagonisti i filmit të 2022.

 

Daniel Craig është konfirmuar se do të jetë në filmin e ardhshëm që do të dalë në nëntor të 2019-tës. Duke folur për Daily Star, editori i filmit Lee Smith thotë: “Harry mund ta bëjë.

 

Nëse ata duan një Bond më të ri pse jo? Ai e bën”. “Harry është shumë i mirë dhe ia del. Është një talent i padiskutueshëm dhe mjaft i natyrshëm në kamera”, thotë Smith

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje