Juventusi publikon listën, Dybala nuk ftohet për ndeshjen me Tottenahmin

Juventusi publikon listën, Dybala nuk ftohet për ndeshjen me Tottenahmin

Paulo Dybala nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen e nesërmen që Juventusi e zhvillon ndaj Tottenham Hotspur.

Argjentinasi ka stërvitur me skuadrën pas një lëndimi që kishte në muskuj, por pritej që të kthehej në ndeshjen që zhvillohet në Torino.

Por trajneri Massimiliano Allegri nuk e kishte ofruar as të premten ne skuadër ndaj Fiorentinës, ndërsa ka mbetur jashtë edhe tani.

Juan Cuadrado, Benedikt Hoëedes, Andrea Barzagli dhe Blaise Matuidi, po ashtu janë jashtë për këtë ndeshje.

Dybala dhe Sandro

Stephan Lichtsteiner rikthehet pasi në pranverë nuk ishte pjesë e skuadrës për Ligën e Kampionëve.

Treni zvicran është gati

Allegri e ka ftuar të riun 19 vjeçar, Muratore.

Ndeshja pritet të jetë mjaftë e fortë, pasi të dy skuadrat vijnë në këtë përballje me formë të jashtëzakonshme.


Skuadra e gatshme e Juventusit për ndeshjen me Tottenhamin: Buffon, Pinsoglio, Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Rugani, Pjanic, Khedira, Marchisio, Asamoah, Sturaro, Bentancur, Muratore, Higuain, Douglas Costa, Mandzukic, Bernardeschi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje